LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i zhgënjyer me eliminimin prej Kupës

Ancelotti i zhgënjyer me eliminimin prej Kupës

Carlo Ancelotti ka folur pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Bayer Munich nuk ia ka dal të sigurojë një biletë për në finalen e DFB Pokal duke u mposhtur prej Borussia Dortmundit me rezultat 3-2.


Trajneri italian ka pohuar se është i zhgënjyer me faktin se nuk kishin shfrytëzuar shumë raste, transmeton Telegrafi.

“Natyrisht që jam shumë i zhgënjyer me eliminimin. Kishim shumë mundësi për të shënuar dhe për ta fituar takimin, por nuk ia dolëm”, tha ndër të tjerash Ancelotti.

Theksojmë se Dormtund në finale do të takohet me Eintracht Frankfurtin, ku luan sulmuesi shqiptar Shani Tarashaj. /Telegrafi/