LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Leonardo më ka tradhtuar te PSG-ja

Ancelotti: Leonardo më ka tradhtuar te PSG-ja

Carlo Ancelotti ka folur për kohën e tij te PSG duke thënë se Leonardo e kishte tradhtuar.

Këtë e ka shpjeguar në librin e tij autobiografik, ku trajneri i tanishëm, Bayern Munichut ka mbetur shumë i zhgënjyer nga sjellja e brazilianit Leonardo, në kohën kur të dy ishin bashkë te PSG.


“Pse duhet t’i komunikosh trajnerit që do të shkarkohet në fund të vitit, pak para ndeshjes? Po nëse do të fitoja, çfarë do të kishte ndodhur? Ndoshta do të kisha qëndruar sërish në krye të ekipit, mirëpo nuk do të isha më i qetë. E dija që te PSG-ja kisha humbur besimin e drejtuesve të klubit dhe atë të presidentit”.

“Ishte ndeshja kundër Portos në Ligën e Kampionëve, të cilën e fituam 2-1 duke bërë edhe një paraqitje pozitive në fushë. Mirëpo, qysh prej asaj dite nuk po kaloja një periudhë të lumtur në stolin e Parisit”, shkruan Ancelotti në autobiografinë e tij.

Më tej, ai shtoi: “Nuk ndieja më mbështetjen e klubit dhe isha i bindur që nuk do të bëja më pjesë në planet e tij. Leonardo më bëri të ditur se në fund të sezonit do t’u largoja nga Parisi. Ai ishte miku im, ose të paktën mendoja se e kisha mik, por u tradhtova, pasi nuk më dha kurrë asnjë shpjegim pse u sollën më mua në atë mënyrë. Isha i çuditur, pasi diçka e tillë nuk duhet të ndodhte, në futboll si në çdo kontekst tjetër”.

“Nëse dikush kërkon të të shkarkojë mund ta thotë që në fillim, por jo të vendosë ultimatume. Unë nuk jam mësuar kurrë me një sjellje të tillë dhe kam mbetur shumë i zhgënjyer nga ajo që ndodhi gjatë periudhës te PSG-ja. Që prej asaj kohe marrëdhënia ime me Leonardon nuk është më e njëjta”, ka shkuar Ancelotti.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori