LAJMI I FUNDIT:

Analizë se si shkoi ndeshja Juventus –Monaco

Analizë se si shkoi ndeshja Juventus –Monaco

BBBC (Buffon-Bonuci- Barzagli-Chielini), e cila, sipas shumë ekspertëve dhe analistëve është mbrojtja më e forte në botë momentalisht.

Para se të analizojmë ndeshjen më duhet të them shkurt; jam kënaq me lojën e Juves.


Kjo gjysmëfinale ndërmjet Juves dhe Monacos në bazë të lojës së treguar në pjesën e parë lirisht mund të themi se rezultati 2:0 nuk ishte befasi, mbase ky rezultat edhe do të ishte më i lartë po të mos ishte në portën e Monacos, Subashiq. Por po që se kthehemi në gjiron e fundit të kampionatit Italian, Serie A, ku Torino në gjiron e fundit mori një pikë në ‘Juventus Arena’, e të cilët luajtën disa minuta me vetëm 10 lojtarë, kjo po që ishte një befasi. Megjithatë t’i kthehemi ndeshjes Juventus – Monaco.

Juve filloj ndeshjen me sistem 3-4-2-1 e cila lehtëshitë shndërrohej në 3-6- 1. Taktik e re kjo e Allegrit, ka filluar ta përdor diku nga Janari, gjersa Monaco startoj me një sistem klasik 4:4:2, e cila të jepte përshtypjen se me një formacion të tillë, jo sulmues, Monaco erdhi në Torino me kujdes të shtuar në mënyrë që mos të pranoj edhe ndonjë gol, me çka çdo gjë do të merrte fund.

5 minutat e para të dyja palët humbnin më shumë topa në krahasim me nivelin e garës të cilës i përkonin; gjysmëfinales së kampionëve të Evropës. Në kuadër të këtyre 5 minutave Monaco goditi shtyllën, mbase kjo ishte e tëra që mund të ceket për Monacon në pjesën e parë, (madje edhe në këtë moment Mbappe ishte në pozitë jashtë loje), për të mos harruar se francezët luanin më shumë me anën e tyre të majtë për shkak se aty ishte shtatshkurtri Dani Alves, e të cilën trajneri Jardem mendonte që me Mbappe-n, e shpejt të gjatë e i cili disi me kollajllëk kalon lojtarët kundërshtarë, dhe me Mendy-n po ashtu të shpejt e korpulent, ta shfrytëzoj këtë mangësi të Juves…e po aty ishte edhe Barzagli dhe një trafik i ngjeshur që vetëm Zonja e Vjetër mund ta bëjë…(këtu vije në shprehje shndërrimi i sistemit 3-4-2-1 në 3-6- 1) e si për ironi ishte mu Dani Alves lojtari i kësaj ndeshjeje. Kaq për Monacon në pjesën e pare.

Me pasime të sakta, të shpejta, të shkurtra, here-herë të gjatë por ‘vdekjeprurëse’, me dalje të shpejtë nga gjysmëfusha e tyre, vertikalizime, të balancuar, me presion për rikthim të topit edhe në gjysmëfushën e kundërshtarit të njohur si ‘5 sekonda’ etj., karakterizohej e tërë loja e Juventusit.

P.sh. Bufon topin e kishte në duar, nuk deshi të humb kohë por me dy duar në një stil jo shumë prej portieri – më shumë si basketbollist – pasoj topin tek punëtori i madh i kësaj ndeshjeje, Alex Sandro, i cili me shpejtësi kaloj deri në gjysmëfushën e kundërshtarit pasoj topin te Dybala, ai te Pianic, ky e ktheu tek Alves, harkim, Mandzukic godet me kokë dhe në kthim godet sërish topin 1:0 për Juven. Duhet përmendur se Mandzukic në momentin kur Buffon kapi topin nga korneri ishte afër tij, pra afër Buffon-it, dhe në fund ishte mu Mandzukic ai i cili e shënoj këtë gol; pra iu deshën afër 100 metra vrapim për të shënuar këtë gol. Interesante?!

Kur është fjala për Mandzukic-in pashmangshëm duhet cekur faktin se ai me kalimin në Juve ndërroj edhe rolin e tij, pra nuk është më një sulmues klasik, gjë të cilën ai akoma di dhe e bënë herë pas herë, porse tani ai përpos që shënon shpesh, lirisht mund të themi se është njëri ndër punëtorët më të palodhshëm të këtij ekipi… e kush ka këtu merita; Allegri kush tjetër. Por mos të harrojmë meritë për golin e Manzukicit është edhe nisja e shpejt e lojës nga Buffon.

Për të mos i analizuar në detaje rastet e humbura të Juventusit po i cekim shkurt; Minuta 23 Higuain paraboll, Subasic mposhtet Glik pastron.

Minuta e 25 Higuain pason te Mandzukic i cili godet por Subashiq mbron.

Minuta e 27 Pijanic i vetmuar para portës së Subasicit por vonohet, start i shkëlqyeshëm nga Raggi.

Minuta e 38 Higuain ul një top të lartë, i përcjell nga dy lojtarë, godet me të brendshmen e këmbës së majte, Subashiq sërish në vend.

Minuta e 43 Alves gjen Dybalan e vetmuar para portës sërish Subashiq në vend

Momenti magjik; Subashiq grushton topin nga këndorja, topi vije te lojtari i ndeshjes, Alvesh, ky me një volej fluturimthi shënon. 2:0 për Zonjën e Vjetër. Shikuesit në qiell.

Pjesa e dytë u karakterizuar me tensione, shkelja e Higuain me taket e Glik, kartoni i verdh i Bonuccit për shkak të mos përmbajtjes, vonesave etj..

Minuta 57 Cuadrodo inkuadrohet në lojë, 2 minuta më vonë gjendet para portierit Subashiq, por nuk pason tek Higuain e as nuk godet me kohë, nga prapa Raggi reagon për mrekulli.

Mbase goli i Mbappe-s nga korneri i shkurtuar ishte dobësia e vetme e mbrojtjes së Juventusit e cila besoj se nga Zidanë është vënë re. Pra korenerët e shkurtuar mund të eksplorohen nga kundërshtari i ardhshëm i finales më 3 qershor në Cardif.

Çka mund të themi për fund; Monaco një ekip i ri, me jo shumë përvojë, por gjysmëfinalja e kampionëve është një e arritur e madhe, mos të harrojmë aty nuk janë as Barcelona e as Bayern-i, pra një ekip premtues dhe po që se vazhdohet me investime të tilla, me një organizim të tillë, këta djelmosha shpejt do t’i shohim edhe me trofeun kampioneve në duart e tyre.

Juventus me shumë…ama shumë përvojë, me një mbrojtje të jashtëzakonshme dhe me çka jo tjetër, e bënë këtë skuadër favorite që t’i mposhtë edhe madrilienët; çofshin ata Atletico apo siç mendojnë shumica Real-i. Sa për ilustrim të cekim se mesfushori Khedira u zëvendësua në minutat e para të ndeshjes por asgjë nuk u vërejtë për shkak se aty ishte Marchisio.

Edhe krejt në fund; po që se Barcelona karakterizohet si ekip që me posedim të topit ua kalon të gjitha ekipeve tjera atëherë është një karakteristikë shumë e veçantë, por jo e cekur sa duhet për Juven; kilometrat e vrapimit të ekipit të Juves janë gjithmonë më të mëdha se të gjitha ekipeve tjera. Presim kundërstarin e Juves…

Shkruan, Bujar Abdullahu, trajner i licencuar nga UEFA

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori