LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid

Analizë dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid

Sonte bota e futbollit do të drejtojë sytë kah Nou Campi, aty ku do të ballafaqohen për 90 minuta dy rivalët më të urryer, “el Clasicos” së parë të sezonit të ri mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Por, ky nuk do të jetë i fundit pasi që tri ditë më vonë forcat do t’i masin në stadiumin Santigao Bernabeu.

Vendi: Nou Camp, Barcelona
Koha: 13 gusht (e diele), 22:00


Lajmet rreth ekipeve

Barcelona

Pas shitjes së Neymarit te Paris Saint-Germain, Gerard Deulofeu besohet se do të startojë në krahun e djathtë të sulmit të katalonasve.

Andre Gomes do të ulet në stol pas një problemi muskulor në stërvitjen e fundit, por Andres Iniesta ka të ngjarë të fillojë në mesfushën e sistemit 4-3-3 të Barcelonës.

Aleix Vidal pritet të startojë në krahun e djathtë para të transferuarit gjatë verës Nelson Semedos, ndërsa Ernesto Valverde do të bëjë shumë pak ndryshime në strategjinë e lojës kundër madrilenëve.

Si do të renditet Barca pa Neymarin kundër Realit: Formacionet e mundshme (Foto)
Lexo po ashtu Si do të renditet Barca pa Neymarin kundër Realit: Formacionet e mundshme (Foto)

Real Madrid

Luka Modric do të humbasë takimin për shkak të pezullimit, pasi ishte ndëshkuar me kartonë të kuq në takimin final të Superkupës së vitit 2014 kundër Atletico Madridit.

Isco mund të luajë në mesfushë, e cila do të krijonte hapësirë për Cristiano Ronaldos, Gareth Bale dhe Karim Benzema në fazën sulmuese të Zinedine Zidane.

Los Blancos ka të ngjarë të shkojnë me pjesën më të madhe të skuadrës që mundi Manchester Unitedin në Superkupën e UEFA-s.

Kokë më kokë:

Barcelona ka arritur ta fitojë 12 herë këtë kupë kundrejt nëntë sosh të Realit. Për sa i takon përballjeve direkte, Real Madrid është në avantazh në me 93 fitore, përkatësisht ka dy më pak i kanë katalonasit  në 223 ndeshje kundër rivalëve të përjetshëm. Megjithatë, Barcelona ka arritur të marrë katër fitore, një barazim dhe një humbje në gjashtë përballjet e fundit.

Lojtari i ndeshjes sipas Whoscored.com

Parashikimi

Barcelona ka pasur një parasezon shumë të mirë konstruktive sa i përket ndërtimit të skuadrës me rezultate pozitive, por sigurisht që trajneri Ernesto Valverde ka besim se skuadra do të përforcohet para përfundimit të afatit kalimtar të verës në mënyrë që të jenë në të njëjtin nivel me rivalët e tyre të titullit.

Këto dy skuadra në El Clasicon e dhjetorit 2016 në Camp Nou u ndanë në barazim 1-1. Luis Suarez realizoi për katalonasit ndërsa në minutën e 90 barazoi Sergio Ramos.

Largimi i Neymar mund të jetë një faktor kyç në Barcelonë, i cili kishte rol të madh në të dy ndeshjet e finales së Kupës së Spanjës, por Barcelona duhet të ketë besim në ekip pavarësisht nga largimi i fundit.

Rezultati: Barcelona 2-1 Real Madrid