LAJMI I FUNDIT:

Analisti i njohur: Do të ketë mungesë të sasisë së iPhone 8!

Analisti i njohur: Do të ketë mungesë të sasisë së iPhone 8!

Një prej telefonave më të pritur të kohëve të fundit, mund të jetë edhe një prej produkteve më të vështira për t’u blerë.

Kjo është një prej dilemave të shprehura nga disa analisti i njohur Ming-Chi Kuo, i cili ka thënë se është një ‘probabilitet në rritje’ që produkti të ketë vështirësi në prodhim dhe në dërgesa.

Në një shënim të përshkruar nga 9to5Mac, Kuo ka deklaruar se Apple ballafaqohet me vështirësi në prodhim të iPhone 8 për shkak të ndryshimeve të mëdha harduerike.

Sipas tij, këto vështirësi do të zvogëlojnë numrin e dërgesave të kërkesave nga 110 milionë njësi në 90 milionë njësi. Për më shumë, Kuo shtoi se prodhimi mund të shtyet për tetor ose nëntor, nga periudha gusht-shtator që ishte parashikuar më parë.