LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten, nevojitet qasje e re

Analistët: Bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten, nevojitet qasje e re

Muri në Mitrovicë, fletarresti për Haradinaj dhe tentimi për futjen e trenit në mënyrë ilegale janë veprime me motive armiqësore politike ndaj shtetit të Kosovës, prandaj bisedimet me Serbinë duhet të kenë qasje të re.

Kështu vlerësuan për Telegrafin njohësit e kësaj fushe.


Albana Rexha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha për Telegrafin se veprimet e Serbisë ndaj Kosovës janë dëshmi e qartë që dialogu i ka shërbyer fuqizimit të rolit të Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në Bruksel.

Sipas saj, ndërprerja e menjëhershme e dialogut me Serbinë do të ishte veprimi i parë që do duhej të ndërmerrte Republika e Kosovës.

“Me një logjikë të tillë me të cilën Serbia vazhdon sjelljet përballë Kosovës, veprimi i parë do të duhej të ishte ndërprerja e menjëhershme e dialogut me Serbinë, dhe bërja e një kërkese zyrtare Këshillit të Bashkimit Evropian që të ndërpres negocimin e kapitujve me Serbinë për aq kohë sa të mos ndaloj luftën legale ndaj Republikës së Kosovës dhe zyrtarëve të lartë të saj, si dhe të filloj zbatimin e marrëveshjeve për të cilat janë pajtuar gjatë bisedimeve”, tha Rexha.

Ajo shtoi se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë situatë, duke përgatitur së bashku me opozitën një platformë të qartë për bisedimet dhe të cilën do të duhej ta prezantojë në Bruksel.

Po ashtu Rexha tha se në diskursin publik bisedimet Kosovë-Serbi pas sjelljeve të fundit të Serbisë vetëm se e kanë thyer besimin e qytetarëve se dialogu mund të përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe popujve.

“Çdo kundërshtim i dialogut i cili ka për qëllim ndërprerjen e tërësishme të dialogut nuk duhet përkrahur, në të njëjtën kohë një dialog i tillë pa limite kohore nuk i sjellë dobi shtetit të Kosovës. Në të kundërtën, derisa qëllimi i opozitës është ristrukturimi dhe pasja e qëllimeve të qarta dhe të caktuara, atëherë duhet përkrahur një vlerësim i tillë”, vlerësoi Rexha për Telegrafin.

Edhe analisti Imer Mushkolaj tha se veprimet e Serbisë kundër Kosovës janë argumente të mjaftueshme se duhet të ndryshohet qasja e Kosovës në bisedime.

“Serbia ka krijuar një realitet për të cilin pala kosovare është e detyruar të diskutojë – muri, arrestimi i Haradinajt, treni. Këto janë argumente të mjaftueshme që Kosova të mos e vazhdojë dialogun me qasjen e njëjtë si deri më tash. Nuk mund të bisedohet miqësisht me një shtet që ka qasje armiqësore. Andaj, dialogu duhet të ri-dimensionohet dhe pala kosovare duhet të dialogojë vetëm mbi baza reciprociteti”, tha ai.

Mushkolaj ndër të tjera tha “Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë si dy shtete të pavarura, për përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre, e jo për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Opozita ka pasur të drejtë në shumë aspekte sa i përket dialogut. Shumica e marrëveshjeve nuk janë zbatuar, e as marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë normalizuar. Nuk ka kuptim të bisedohet me dikë që nuk të konsideron partner të barabartë dhe përpiqet të të dëmtojë me çdo kusht”.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia sot pritet ta rinisin dialogun në Bruksel.

Në takimin e Kosovës dhe Serbisë që pritet të fillojë sonte rreth orës 19:30 në Bruksel do të marrin pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori