LAJMI I FUNDIT:

Analistëst tregojnë se a do të formohen institucionet e Kosovës javën e ardhshme

Analistëst tregojnë se a do të formohen institucionet e Kosovës javën e ardhshme

Analistët politikë kërkojnë një kompromis ndërmjet partive politike në mënyrë që, siç thonë ata, të mos thellohet edhe më tej kriza politike për krijimin e institucioneve të reja.

Analistët shprehen skeptikë që Kosova në javën e ardhshme do të mund të ketë institucionet e reja.

Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, tha se që nga data 3 gusht nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e partive politike dhe koalicioneve për të konstituuar Kuvendin dhe votuar Qeverinë.

“Nuk ka një lëvizje e cila do të garanton një lloj sigurie që seanca e 24 gushtit do të jetë seance konstituive, që Kuvendi të konstituohet e Qeveria të vij në rend të ditës. Po e shoh me një dyshim shumë të madh, që në javën e ardhshme mund të kemi institucione, për shkak të një papërgjegjshmërie minimale që subjektet politike do të duhej ta kishin në cilindo variant”, tha Zogaj.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, të mërkurën pas një takimi konsultativ me shumicën e partive politike, caktoi datën 24 gusht për vazhdimin e seancës.

Deri më tash, asnjë nga partitë politike nuk ka refuzuar caktimin e kësaj date për vazhdimin e seancës, por kanë vazhduar duke akuzuar njëri-tjetrin për bllokim të institucioneve të vendit.

Analisti Ismail Hasani po ashtu thotë se sjelljet dhe kalkulimet e partive politike, që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, karshi ndërtimit të institucioneve janë të papranueshme dhe sipas tij, data 24 gusht nuk do të sjell ndonjë rezultat.

“PAN-i nuk i ka numrat. Po t’i kishte do të ishte kryer ky proces. Në anën tjetër, kemi tash përplasje midis partive politike Vetëvendosje Lidhje Demokratike, Aleancës Kosova e Re, do të thotë nuk shihet asnjë mundësi që do të ketë pajtim që të fitohet shumica parlamentare për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit dhe nënkryetarët dhe për të shkuar në hapin tjetër në mandatimin e kryeministrit”, tha Hasani.

Analisti Zogaj konsiderojnë se një sfidë e madhe për seancën e radhës pritet të jetë çështja e votave, të cilat koalicioni fitues [PAN] nuk ka arritur të dëshmojë se i ka. Ai megjithatë thotë se në momentet e fundit mund të ketë ndryshime të qëndrimeve të deputetëve, por gjasat janë të vogla.

“Pritjet e mija janë minimale që ne ta kemi Kuvendin e Kosovës të konstituuar në javën e ardhshme, kjo për shkak të mungesës së marrëveshjeve dhe për shkak të klimës që këto subjekte e kanë krijuar, e kjo klimë është përçarëse. Por, mund të ndodh që në momente e fundit të ndërrohet mendja e një grupi të caktuar të deputetëve por me pak gjasa që një gjë e tillë të ndodh”, tha Zogaj.

Kuvendi edhe pse ka mbajtur më shume se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

Koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës [PAN] që është koalicion fitues po synon që të ketë 61 vota e më tepër, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për Qeverinë e re.

Sipas Kushtetutës, “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”. Në këtë rast i takon koalicionit PAN që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që për të parin e Kuvendit të kandidojë kryetarin e partisë, Kadri Veselin që deri tani ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kadri Veseli, si kandidat i PDK-së, për Lëvizjen Vetëvendosje është kandidat i papranueshëm dhe siç janë deklaruar ata nuk do ta votojnë në asnjë rast.

Ndryshe, Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar që, nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit më 24 gusht , atëherë do të propozohet një kandidat tjetër nga parti politike që do të marrin pjesë në seance dhe të votojnë atë.

“Nëse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do të marrë votat e duhura, atëherë, kandidati i përbashkët do të mund të votohet në të njëjtën seancë”, ka shkruar Kurti në një letër publike të titulluar “Si të dalim nga bllokimi”.

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i propozon të gjitha partive politike që udhëhiqen prej interesit publik dhe që synojnë ta mbrojnë e jo ta dëmtojnë demokracinë e Kosovës, që të bashkohen në këtë nismë. /rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori