LAJMI I FUNDIT:

Amvisëritë bëjnë përpjekje të kursejnë rrymën, duke shfrytëzuar tarifat e natës

Amvisëritë bëjnë përpjekje të kursejnë rrymën, duke shfrytëzuar tarifat e natës

Me uljen e temperaturave, përdorimi i energjisë elektrike është dukshëm më i lartë, sidomos nëse e përdorim për t’i ngrohur hapësirat ku jetojmë. Mos përdorimi adekuat i pajisjeve elektrike sigurisht se do të shkaktojë një kosto shumë më të madhe se sa alternativat e tjera siç janë: biomasat drunore, gazi apo ngrohja qendrore. Ndikim në koston e energjisë elektrike ka edhe fakti se prej 1 tetorit ka filluar aplikimi i tarifave dimërore.

Banorët kryesisht shprehen të vetëdijshëm për ndryshimin e tarifave. Ata thonë se mundohen që t’i ndjekin udhëzimet e KEDS-it për kursimin e energjisë elektrike, ndonëse disa prej tyre alternativa të tjera pos energjisë nuk kanë.


L. Bajrami, banore në lagjen Ulpiana, thotë se me rënien e temperaturave obligohet të përdorë ngrohjen me rrymë gjatë gjithë natës, pasi nuk janë të kyçur në rrjetin e Termokosit.

“Ditën rrallë here e lëshoj ngrohjen, gjatë natës e lëshoj kur rryma është me tarifë më të ulët dhe mundohem me e ruajt nxehtësinë edhe ditën pastaj. E përcjell edhe temperaturën dhe kur e vërej së qëndron mbi 20 atëherë i rri gati e ndali nxemjen”, thotë Bajrami.

tarifat-03

Ajo thotë se përveç ngrohjes, energjinë elektrike e shfrytëzon edhe për përgatitjen e ushqimit.

“Shpesh herë mundohem t’i mënjanojë ato ushqime që kërkojnë kohë dhe shpenzim më të madh. Janë disa ushqime si mishi, fasulet e gjella të tjera që duhen orë të tëra për t’u përgatitur, andaj shpesh këto i përgatis edhe në mbrëmje kur tarifat janë më të ulëta”, thotë ajo.

Pak më të lehtë duket se e kanë banorët që jetojnë në periferi të Prishtinës. Vjollcë Berisha thotë se për ngrohje dhe përgatitje të ushqimit gjatë gjithë sezonës së dimrit e përdorin shporetin me dru.

“Ne, ngrohjen qendrore e kemi me dru. Përveç ngrohjes, shporetin e përdorim edhe për zierje dhe ngrohjen e ujit”, thotë ajo.

Por përveç ngrohjes dhe përgatitjes së ushqimit, familjet kanë edhe nevoja tjera që kërkojnë aplikimin e pajisjeve elektrike.

“Janë disa pajisje si lavatriçja, bojleri, hekuri për hekurosje, fshesa elektrike etj, të cilat nuk kam qare pa i përdorë, mirëpo mundohem me bo zgjidhje. Disa punë, si për shembull larjen e rrobave dhe hekurosjen zakonisht i bëjë gjatë natës kur tarifa është më e ulët”, thotë Berisha. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori