LAJMI I FUNDIT:

Amsterdam, nuk ka më marihuanë në fakultete

Amsterdam, nuk ka më marihuanë në fakultete

Amsterdami është bërë qyteti i parë holandez, i cili ua ka ndaluar studentëve të tymosin marihuanë në fakultete.

Kreu i qytetit Eberhard van der Laan ka nënshkruar ligjin e ri, pas ankesave të ardhura nga kolegjet dhe universitetet, për numrin në rritje të studentëve që paraqiteshin në mësim në gjendje “qejfi”, për shkak të efekteve të lëndës narkotike.

Konsumimi i marihuanës është i ligjshëm në Holandë (por ekziston një tolerancë e lartë për sasinë që një person mund të mbajë para se të ndiqet penalisht), ndërsa mbajtja dhe kultivimi i saj është i paligjshëm.


Edhe pse tymosja e kësaj lënde narkotike është ndaluar përpara moshës 18-vjeçare, po ashtu ka rritje të ankesave se edhe nxënësit paraqiten të droguar në shkollat e mesme. /Telegrafi/