LAJMI I FUNDIT:

Ameti: ”Jugohrom” do të fillojë me punë kur të instalohen filtrat

Ameti: ”Jugohrom” do të fillojë me punë kur të instalohen filtrat

Propozimi i kombinatit ”Jugohrom” që të lëshojë në punë dy fura të një reparti është i papranueshëm për ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, bisedimet me menaxherët do të vazhdojnë por, edhe pse kombinati ka filluar të ndërtojë filtrat, nuk ka hapësirë për kompromis dhe se ligji duhet që të respektohet dhe të mbrohet mjedisi jetësor.


Bashkim Ameti përshëndeti fillimin e punimeve për vendosjen e filtrave, edhe pse, sipas tij, me vonesë./Telegrafi/