0Shares

Një veturë për të eksploruar Marsin, është ekspozuar në Kompleksin për Vizitorët të Qendrës Hapsinore “Kennedy”, në Florida.

Zhvillimi i projektit të kësak veture ka nisur në nëntor të 2016-ës dhe ka përfunduar në muajin prill të këtij viti.

Projektimi dhe prodhimi i veturës është bërë nga “Parker Brothers Concept”, një kompani që merret me dizenjimin dhe prodhimin e veturave “të çuditshme”, për filma dhe prodhime televizive.

Vetura ka 6 rrota, është prodhuar tërësisht nga fibra karboni dhe alumini dhe punon me energji diellore.

Ajo është projektuar për të akomoduar katër astronautë dhe pjesa e pasme funksionon si një laborator i shkëputur, edhe pse ndoshta nuk do të udhëtojë kurrë për në planetin e kuq.

Ky mjet mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 95-110 km/orë, por ende nuk bëhet e ditur kostoja e tij, transmeton mapo.

NASA ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht projektin, por video dhe imazhe të mjetit kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale, në fillim të kësaj jave.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)