LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët ende besojnë në dashuri në shikim të parë

Amerikanët ende besojnë në dashuri në shikim të parë

Pesëdhjetë e gjashtë për qind e amerikanëve besojnë në dashuri në shikim të parë, ndërsa kjo përqindje është më e madhe tek të anketuarit që janë në martesë ose lidhje.

Për amerikanët dashuria në shikim të parë është ende reale, ka treguar hulumtimi i CBS-së në bashkëpunim me ‘Vanity Fair". Madje 56 për qind e tyre besojnë në këtë formë të dashurisë, ndërsa kurrë nuk lexojnë e-mailat e partnerëve të tyre dhe besojnë që seksi i mirë është shumë i rëndësishëm për lidhje kualitative dhe të suksesshme.

Siç kanë treguar rezultatet e hulumtimit në 1100 të anketuar të rritur, vetëm 17 për qind të tyre kontrollojnë e-mailat e partnerit ose partneres, kështu që gjithçka që shikojmë në filmat amerikan, dhe që nganjëherë na duken edhe qesharake, ekzistojnë me të vërtetë. Njëkohësisht, më së shpeshti grinden rreth përzgjedhjes së programit televiziv, madje më shpesh se për shkak të punëve të shtëpisë.

Është thyer edhe miti për vjehrrat dhe nuset sepse tre të katërtat e të anketuarve kanë deklaruar që merren vesh mirë me anëtarët e familjes së partnerit.

Ndoshta do të duket e çuditshme, por 45 për qind e tyre ende besojnë që është e hijshme të kërkohet dora e partnere s së vet nga babai i saj, ndërsa pavarësisht pikëpamjeve liberale në botë, amerikanët janë shumë konservativ ndaj lidhjeve të hapura. Gati gjysma e të anketuarve lidhjen e tillë e konsideron të gabuar, ndërsa madje një e katërta mëkat.
/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori