LAJMI I FUNDIT:

Amendamentet e opozitës të papranueshme për pushtetin, nuk janë prioritet për shumicën qeveritare

Amendamentet e opozitës të papranueshme për pushtetin, nuk janë prioritet për shumicën qeveritare

Edhe sot vazhdoi debati për amendamentet në komisionin për financim dhe buxhet. Kjo gjë sipas opozitës është në interes të qytetarëve, por për pushtetin, kjo nuk është prioritet. Debati në organin ligjvënës u zhvillua me kritika të ashpra por edhe me fyerje të ndërsjellta ndërmjet deputetëve.

Shumica parlamentare nuk pranoi amendamentin e Lëvizjes Besa që nga rishikimi i buxhetit, të ndahen 600 mijë denarë për ndriçim efikas në Çarshinë e Shkupit.

Në Arsyetimin e amendamentit, deputeti Fadil Zendeli, deklaroi se Çarshia e Shkupit, është vend që u përket të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht në cilin qytet jetojnë, pasi ka simbolikë të rëndësishme historike, andaj edhe duhet t’i përkushtohet rëndësi e veçantë.

Por arsyetimi i zv.ministres Shyhrete Elezi, është se Çarshia është në kompetenca të Komunës së Çairit. Ndërsa deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, tha se nuk është kundër amendamentit të Lëvizjes Besa, por se Komuna e Çairit ka investuar në Çarshi dhe në ndriçimin e Çarshisë.

Sipas deputetit Fadil Zendeli, Çarshia e Shkupit nuk ka ndriçim të mjaftueshëm dhe se duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe, duke investuar në të, për shkak se sipas tij ka vlera të veçanta historike, por se është edhe njëri nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori