LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Rudi i dorëzoi letrat kredenciale te presidenti i El Salvadorit

Ambasadorja Rudi i dorëzoi letrat kredenciale te presidenti i El Salvadorit

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, i dorëzoi letrat kredenciale si ambasadore jo-rezidente te Presidenti i Republikës së El Salvadorit, Salvador Sanchez Ceren.

Në një ceremoni shtetërore të zhvilluar në pallatin presidencial dhe nën intonimin e himnit, ambasadorja Rudi ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të El Salvadorit, Salvador SanchezCeren, në prani të ministrit  Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Hugo Martinez Bonilla.


Ambasadorja Rudi, presidentit  Republikës së El Salvadorit, Salvador Sanchez Ceren, i përcolli përshëndetjet e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin që El Salvadori i ka ofruar Kosovës, deri më tani.

“Jam e nderuar që e përfaqësoj për herë të parë Republikën e Kosovës si ambasadorja e parë  jo-rezidente në El Salvador”, tha ambasadorja Rudi.

Ajo shtoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për fuqizimin e imazhit të Kosovës në këtë vend dhe më gjerë.

Po ashtu, ambasadorja Rudi i dorëzoi edhe kopjet e letrave kredenciale te ministri i Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Hugo Martinez Bonilla

Me këtë rast, Hugo Martinez Bonilla dhe ambasadorja Rudi kanë biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët duke mëtuar përafrimin e mëtejmë të dy popujve në rrafshin bilateral dhe atë multilateral.

Akreditimi i ambasadores Rudi në Republikën e El Salvadorit është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së El Salvadorit, qendër kjo rëndësishme në këtë pjesë të botës.

Pas njohjes së pavarësisë me 2013, tashmë Republika e Kosovës për herë të parë përfaqësohet në nivel të ambasadores në Republikën e El Salvadorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori