LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja gjermane: Nuk e këshilluam Mustafën me kënd të bëjë koalicion

Ambasadorja gjermane: Nuk e këshilluam Mustafën me kënd të bëjë koalicion

Në një ligjëratë për studentët e AAB-së, në temën “Politika e jashtme gjermane”, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelina Viets, tha se meqë para formimit të qeverisë së Kosovës, ka rastisur që lideri i LDK-së, Isa Mustafa të vizitojë Berlinin, është krijuar përshtypja se qeveria gjermane e ka këshilluar atë t’i ndërrojë partnerët e koalicionit.

Kjo nuk është aspak e vërtetë, ka thënë ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets.

“Natyrisht ne i kemi vënë disa vija të kuqe Presidentes së Kosovës por nuk kemi ndërhyrë se kush me kë duhet të bëjë koalicion. Kjo ka qenë zgjedhje e vet liderëve politikë”.


Ajo po ashtu tha se emigrantëve kosovarë që kanë kërkuar azil në Gjermani, do t’u refuzohet qëndrimi dhe do të kthehen.

“Numri i kosovarëve që marrin rrugën për në perëndim si azilkërkues është rritur në mënyrë dramatike. Nuk do të pranohen! Çështjet ekonomike nuk janë arsye për azil. Norma e mospranimit është 100%. E vetmja mënyrë është vetëm nëse keni leje pune”, theksoi ambasadorja gjermane.

“Shumica për fat të keq u besojnë kriminelëve që u kanë premtuar ‘tokën e premtuar’. Ata do të kthehen më të varfër. Fluturimi i tyre paguhet nga qeveria”, tha ajo, duke shtuar se ky proces do të zgjasë 2 deri në 3 muaj.

Në këtë ligjëratë, ambasadorja gjermane foli edhe për marrëdhëniet Kosovë- Serbi në raport me integrimin e të dy vendeve për në BE.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, përndryshe nuk ka zhvillim. Zhvillimi ekonomik do të shtyjë procesin e pajtimit mes dy vendeve”, vlerësoi diplomatja gjermane.

Ajo tha se BE-ja nuk do të pranojë vende që nuk i kanë zgjedhur problemet e tyre.

"Në konferencën për Ballkanin Perëndimor, shumica e vendeve nuk kanë pasur shpresë për ndonjë arritje dhe nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret, mirëpo unë mendoj se ka qenë shumë e suksesshme, pasi që është inkurajuar bashkëpunimi sidomos mes Bosnjës dhe Serbisë, të cilat kanë pasur një projekt të përbashkët për t’u financuar nga BE-ja. Gjithashtu edhe Shqipëria ka shënuar një progres këtë vit, pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd”, u shpreh ambasadorja gjermane.

Në këtë ligjëratë, ambasadorja Viets ka folur për rolin e Gjermanisë në vendet e Ballkanit si dhe misionet në Kosovë, që nga koha e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999, më pas roli i saj në OSBE dhe së voni edhe në misionin e EULEX-it.

Duke folur për ndihmat dhe fondet për zhvillimin e vendeve të Ballkanit, nga të cilat, shumica vijnë nga Gjermania, ajo thotë se “Ne kemi qenë shumë aktivë në Ballkanin Perëndimor dhe kemi kontribuar shumë me fonde së bashku me vendet e tjera të BE-së”.

Sipas saj, prioriteti parësor i Qeverisë së Kosovës për vitin 2015 duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori