0Shares

Ambasadori i Serbisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Darko Tanaskoviq, ka thënë për gazetën “Novosti” se ekipi serb nuk është në dijeni për një tentativë tjetër të Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

“Në këtë moment, s’jemi në dijeni të ndonjë përgatitje konkrete të Prishtinës për të aplikuar përsëri për pranim në UNESCO”, pohoi Tanaskoviq, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se nëse Kosova provon përsëri, njëjtë si herën e parë kjo do të jetë një çështje “e nxehtë” në OKB, ndërsa ka deklaruar se Serbia nuk e ka pushuar asnjëherë veprimtarinë e saj duke u treguar shteteve se përse Kosova nuk bën të pranohet në UNESCO.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)