LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Kosovës në SHBA më i pasur se Obama

Ambasadori i Kosovës në SHBA më i pasur se Obama

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Akan Ismaili, del të jetë më i pasur se presidenti i shtetit më i fuqishëm në botë. Mediet në Amerikë kanë raportuar më herët se pasuria e presidentit Barack Obama është 7.3 milionë dollarë amerikanë, apo 5.5 milionë euro, derisa merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollarëve. Ndërsa diplomati i Kosovës në shtetin e Obamas, ka para të gatshme(cash) prej hiç më pak se 7.5 milionë euro, apo 10 milionë dollarë amerikanë.

Në deklarimin zyrtar të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsioni(AKK), Ismaili ka bërë të ditur se ka rreth 135 mijë euro në bankat kosovare, mbi 3.5 milionë euro të gatshme në bankat e Sllovenisë dhe mbi 4 milionë euro në shtetin ku është ambasador, shkruan “Zëri”.

Përpos parave të gatshme, Ismaili ka edhe patundshmëri në vlerë prej 2.6 milionë euro, 70 mijë euro vetura dhe aksione në vlerë prej 4.1 milionë euro në 3 kompani të ndryshme.

Paratë e gatshme, patundshmëritë, veturat dhe aksionet në biznese të ndryshme të ambasadorit Ismaili kalojnë shifrën prej 15 milionë eurove, derisa paga vjetore e tij është 38 mijë euro, apo dhjetë fish më e ulët se e Obamas.

Megjithatë, pasurinë e tij Ismaili e ka bërë nga shitja e aksioneve në kompaninë e telefonisë “Ipko” sllovenëve.

Pavarësisht se me dekada është në biznese ndërkombëtare, numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar më pak para të gatshme se sa diplomati kosovar në Amerikë.

Pacolli gjatë vitit 2012 ka deklaruar 3.7 milionë euro para të gatshme në bankat kosovare, ndërsa nuk i ka deklaruar paratë që i ka në bankat e huaja.

Pas tij “xhepat” plot me para i ka edhe deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi, i cili ka në pronësi zinxhirin e hipermarketeve “ETC” në të gjitha qendrat e Kosovës.

Kelmendi ka deklaruar rreth 2.9 milionë euro para të gatshme. Hiç keq me cash nuk i ka punët bashkëpartiaku i Kelmendit, Blerim Shala. Ai është politikani i katërt që ka më së shumti para të gatshme në vend, shuma e të cilave arrin në 220 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori