LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik viziton Doganën e Kosovës

Ambasadori britanik viziton Doganën e Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ian Cliff, ka vizituar të mërkurën Drejtorinë e Doganës. Në Doganë ambasadori Cliff u prit nga menaxhmenti i lartë i Doganës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Naim Huruglica.

Fillimisht, Drejtori i Përgjithshëm Huruglica në pika të shkurta, informoi Cliffin me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, sfidat dhe planet për të ardhmen.

Huruglica falënderojë ambasadorin për përkrahjen që Britania e madhe ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë 13 viteve të fundit. Nga ana tjetër ambasadori britanik u interesua lidhur me zhvillimet fundit në doganë.


Gjithashtu ne takim është diskutuar mundësia thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës ndërmjet Doganës se Kosovës dhe asaj te Britanisë. /Telegrafi/