LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, do të dorëhiqet?

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, do të dorëhiqet?

Kryetari i porsa zgjedhur amerikan, Donald Trump, do t’i tërheqë ambasadorët e caktuar politikisht nga paraardhësi i tij, Barack Obama, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Departamenti i Shtetit kanë deklaruar për Politico se ekipi kalimtar i Trump nuk do ta ndryshojë mendimin për ndryshimin e ambasadorëve, prandaj që nga 21 dhjetori janë dërguar njoftimet për ambasadorët se duhet t’i lëshojna vendet e tyre të punës.


Këtë vendim e ka publikuar ”The New York Times”, ndërkaq në listë janë 188 ambasadorë, ku përfshihet edhe Jess Baily, ambasadori amerikan në Shkup. Këto ambasadorë do të duhet që të dorëhiqen nga pozitat e tyre pas inaugurimit të Donald Trump-it./Telegrafi/