LAJMI I FUNDIT:

Alzheimeri më i theksuar te personat me mbipeshë

Alzheimeri më i theksuar te personat me mbipeshë

Mbipesha shton rrezikun nga shfaqja e sëmundjes Alzheimer, formë kjo e demencës, kështu që vjen deri tek çrregullimi funksional i proteinës në tru të ashtuquajtur "tau", tregojnë rezultatet e një hulumtimi francez.

Proteina "tau" ndikon në paraqitjen e sëmundjeve degjeneruese. Proteina "tau" luan rol të rëndësishëm në funksionimin e mirë të neuroneve. Kur vjen deri tek ngecja në funksionimin e kësaj proteine, formohen shtresa qelizore, pllaka amiloide, të cilat pengojnë aktivitetin e qelizave neurologjike. Shtresat kështu nxitin zhvillimin e sëmundjeve neurodegjeneruese, siç është sëmundja e Alzheimerit..

Grupi i shkencëtarëve francezë nga qyteti We, ka arritur ta shpjegojë ndërlidhjen midis mbipeshës dhe Alzheimerit, duke kryer hulumtime në minjtë e rinj transgjenetikë, të cilëve për pesë muaj rresht u ishte shërbyer ushqim me shumë yndyrë. Gjatë konsumimit të ushqimit të yndyrshëm, minjtë gradualisht kishin shtuar në peshë dhe kishte ardhur deri tek patologjia e rëndë, që ndërlidhet me kujtesën, si dhe për modifikimin e proteinës "tau”.
/Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori