LAJMI I FUNDIT:

Althauser: Presim një qeveri funksionale që do të përqëndrohet te reformat urgjente

Althauser: Presim një qeveri funksionale që do të përqëndrohet te reformat urgjente

Ambasadorja gjermane në Shkup, Christine Althauser, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare pret që të formohet një qeveri funksionale e cila do t’u përkushtohet reformave përafruese drejt BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Althauser mori pjesë në konferencën ndërkombëtare ”Praktikat e mira për trajnim në vendet anëtare të BE-së”, që u mbajt në Sekretariatin për çështje evropiane (SÇE).


Zv. kryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi, u pajtua se kriza politike vazhdon shumë dhe se ndikon në dinamikën e zbatimit të reformave të agjendës evropiane. Ai shtoi se pret që të zgjidhet kriza, pasi që duhet të realizohen projektet dhe reformat.

Përndryshe, konferenca është pjesë e projektit ”Mbështetja e mëtutjeshme për forcimin e kapaciteteve të Qendrës për trajnim të SÇE-së për në BE”, aktivitet i zbatuar nga Ministria Federative e Gjermanisë për Ekonomi dhe Energjetikë dhe Qendra për trajnime pranë Sekretariatit. Vlera e projektit është 250 mijë euro dhe do të zgjatë nëntë muaj./Telegrafi/