LAJMI I FUNDIT:

Alpinistët konfirmojnë shembjen në malin Everest

Alpinistët konfirmojnë shembjen në malin Everest

Tim Mosedale nga Britania e Madhe, është në mesin e alpinistëve që konfirmojnë se është shembur një faqemali në Everest.

Deri më tani kishte pasur shumë sugjerime se kjo pjesë e quajtur Hillary Step nuk gjendet në atë vend, për shkak të shtresës së madhe të borës, por më në fund është konstatuar se ajo mungon, transmeton Telegrafi.


“Kjo pjesë e zgjatur, ka qenë ndihmesë e madhe për alpinistët, ndërsa tani do të bëhet shumë më e vështirë lëvizja. Tërmeti i vitit 2015 ka luajtur rol të madh”, ka thënë Mosedale lidhur me rastin.

Ndryshe, gjatë ekspeditës së sivjetshme deri në majën e këtij mali, kanë pësuar me jetë disa nga alpinistët pjesëmarrës. /Telegrafi/