LAJMI I FUNDIT:

Alonso-McLaren: Lamtumira e parakohshme kushton 80 milionë

Alonso-McLaren: Lamtumira e parakohshme kushton 80 milionë

Kanë qenë ditë reflektimi për Fernando Alonso. Në pritje të Çmimit të Madh të ardhshëm të Formula 1, që do të garohet në Kinë, më datë 9 prill, piloti spanjoll mendon për të ardhmen.

Të lërë apo jo sezonin e nisur me McLaren Honda? Besueshmëria e MCL32 është vetëm problemi më i fundit në këtë fillim sezoni. Në bazë qëndron një njëvendshe jo kompetitive. Në Australi, ëndrra për të përfunduar garën u ndërpre 7 xhiro përpara përfundimit.


Mund të kishte qenë një rezultat i pabesueshëm duke parë mënyrën se si shkuan gjërat gjatë fundjavës, e mbi të gjitha pas testeve dimërore. Përkundrazi, u verifikua një problem në një suspension që provokoi edhe tërheqjen.

Tashmë Fernando Alonso mendonte vërtetë të largohej nga skuderia e Working, në kushtet e një kontrate që skadon në vitin 2018. Mërzitja e Formula 1? Mes rikthimit te fitorja e Ferrarit, tërbimit së Mercedes dhe lëvizjeve në merkato, fillimi i vitit premton vërtetë shumë aktivitet.

Eric Boullier, Drejtori i Garave të McLaren, në mikrofonët e As.com, foli qartë “Nëse nuk i japim Alonsos një makinë të mirë, atëherë piloti do të largohet”. Në bokse kanë nisur të marrin masat. Ndonëse nuk është thënë ende në mënyrë të parakohshme fjala “lamtumirë”, nevojiten garancitë, përndryshe, piloti spanjoll do të përshëndesë të gjithë me një “faleminderit dhe mirupafshim”.

Normal, në lojë janë edhe 40 milionë euro në vit, pra angazhimi më i madh në Formula 1. Pra, Alonso do të duhej të hiqte dorë nga rreth 80 milionë euro për dy vitet. Gjithsesi rregullorja parashikon edhe ndryshimin e sediljeve, ndaj gjithçka mbetet e bëshme. Në orët e fundit ka spikatur joshja e Renault. Një rikthim në të shkuarën, pikërishty aty ku gjithçka nisi. Një histori romantike, që për momentin duket e destinuar të mbetet e tillë. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori