LAJMI I FUNDIT:

Allegri qesh me zërat rreth Barcelonës

Allegri qesh me zërat rreth Barcelonës

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka qeshur me spekulimet se ai është duke mësuar spanjisht për një kalim në Barcelona.

Gjatë javës së kaluar është aluduar shumë në një interesim të Barcelonës për ta marr trajnerin italian si zëvendësues të Luis Enriques.


Por, Allegri iu është përgjigjur me sarkazëm spekulimeve të javës së kaluar për të përfunduar në stolin e Barcelonës, i cili nuk pritet të mbahet nga Enrique edhe pas përfundimit të sezonit.

Barcelona e sheh Allegrin si zëvendësues të Enriques
Lexo po ashtu Barcelona e sheh Allegrin si zëvendësues të Enriques

“Kam mësuar spanjisht? Kam luftuar për të mësuar italisht në shkollë!”, ka thënë Allegri në një konferencë për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale të Coppa Italia të martën kundër Napolit, transmeton Telegrafi.

“Kam mësuar me maturi Torinese [Dialekt i Torinos], kështu që është e mirë tani”, përfundoi trajneri italian.

Kështu, Allegri ia ka mbyllur derën një kalimi në Barcelonë, teksa sipas gjitha gjasave pritet që ai të vazhdoj të jetë trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’ edhe në sezonin e ri. /Telegrafi/