LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk jemi këtu për hakmarrje

Allegri: Nuk jemi këtu për hakmarrje

Massimiliano Allegri i ka përgënjeshtruar njoftimet se Juventusi do të kërkojë hakmarrje ndaj Milanit.

Zonja e Vjetër i ka regjistruar dy humbje në dy përballjet e fundit ndaj Rossonerëve (kampionat dhe Superkupën e Italisë), megjithatë vazhdon të jetë lider në Serie A dhe mbetet favorit për të vazhduar tutje në Kupën e Italisë.


Montella shpreson që Juve ta humbë përqendrimin
Lexo po ashtu Montella shpreson që Juve ta humbë përqendrimin

“Këto ndeshje vendosen nga incidentet. Juventusi nuk mund të jetojë nga reagimet, Juventusi duhet të jetë i baraspeshuar”.

“Kjo skuadër nuk e fiton apo humb vlerën brenda një jave, skuadra i ka vlerat e veta. Pastaj, ka raste kur në fushë kundërshtarët tanë tregohen më të mirë”.

“Hakmarrje ndaj Milanit? Unë nuk jam këtu që të flas për hakmarrje, jam këtu që të flas për një ndeshje të rëndësishme futbolli”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp. /Telegrafi/