LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk ishte e lehtë fitorja, lojtarët bënë paraqitje të mirë

Allegri: Nuk ishte e lehtë fitorja, lojtarët bënë paraqitje të mirë

Massimiliano Allegri ka folur pas ndeshjes për fitoren e fundit ndaj Empolit.

Juventus ka shënuar edhe fitoren e radhës në ndeshje ndaj Empolit, të cilën e fituan me rezultat 2-0, falë një autogoli të portierit mysafirë dhe një goli tjetër të shënuar nga mbrojtësi Alex Sandro.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajnerin italian të Juves, i cili thotë se skuadra pati një paraqitje të mirë, por vjen nga një orar i ngjeshur dhe nuk ishte në maksimum të paraqitjes.

Juve mposht Empolin, vazhdon qetë në pozitën e parë (Video)
Lexo po ashtu Juve mposht Empolin, vazhdon qetë në pozitën e parë (Video)

“Nuk ishte lojë e lehtë, pasi ne kemi në një orar të ngjeshur me ndeshje dhe vijmë nga një udhëtim jashtë në Ligën e Kampionëve me Porton”, ka thënë fillimisht Allegri pas ndeshjes për Sky Sport Italia dhe për Mediaset Premium.

“Djemtë bënë shumë mirë këtë mbrëmje. Empoli janë në mesin e ekipeve të fundit të tabelës, dhe kjo për këtë skuadër mund të jetë frustuese”, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi rritur performancën pas pushimit, shënuam dy gola dhe mund të kishim pasur edhe më shumë”.

Juventus 2-0 Empoli, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Juventus 2-0 Empoli, notat e lojtarëve (Foto)

“Me të vërtetë më vjen keq që ne kemi pranuar këtë gol kundër Palermos, përndryshe do të kishim shtatë ndeshje radhazi pa pranuar gol”, përfundoi trajneri i Juves.

Ndryshe, ‘Zonja e Vjetër’ udhëheq kampionatin me 66 pikë apo 10 më shumë se vendi i dytë, Roma, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori