LAJMI I FUNDIT:

Allegri i kënaqur me ekipin

Allegri i kënaqur me ekipin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka besim të plotë në skuadrën e tij.

Është pritur që Rossonerët do të jenë shumë aktivë në afatin kalimtar të janarit, por deri më tani ata kanë siguruar vetëm shërbimet e mbrojtësit Cristian Zaccardo dhe kanë siguruar gjysmën e të drejtave ekonomike të Kevin Constant nga Genoa.

“Jam i lumtur me lojtarët që i kam, sepse i shoh duke përparuar çdo ditë – si individë dhe si ekip”.


“Klubi është i informuar për mendimin tim rreth lojtarëve që i kemi në skuadër dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të muajit”, ka thënë Allegri në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/