LAJMI I FUNDIT:

Ali Berisha kujton Riza Llukën dhe shokët e tij: 28 vite më parë ishte fillimi i thyerjeve të mëdha

Ali Berisha kujton Riza Llukën dhe shokët e tij: 28 vite më parë ishte fillimi i thyerjeve të mëdha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, në 28 vjetorin e suprimimit të autonomisë së Kosovës ka kujtuar deputetët shqiptarë, të cilët kishin votuar kundër.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se njëri nga 10 deputetët e guximshëm shqiptarë, të cilët e sfiduan pushtetin e asaj kohe, ishte pejani Riza Lluka, tashmë i ndjerë, për të cilin Berisha e ka cilësuar si bashkëpunëtor të mirë gjatë qeverisjes që e kishte në kohën kur po e drejtonte komunën e Pejës.


Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Berishës:

28 vite nga fillimi i thyerjeve të mëdha.

Respekt për deputetët që kundërshtuan me votë ndërhyrjen e Millosheviqiane në Kosovë.

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974.

Me këtë suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Brenda në sallë, fare pak deputetë shqiptarë që nuk u frikësuan dhe i ngritën gishtërinjët kundër heqjes së autonomisë së Kosovës.

Nga 190 delegatë të tre dhomave sa kishte atëherë Kosova, vetëm 10 deputetë shqiptarë, votuan kundër lënies së Kosovës nën Serbi.

Përkundër presionit të madh nga aparati serb, në mesin e 10 deputetëve që votuan kundër, mbetet edhe Riza Lluka i ndjerë, një nga bashkëpunëtorët e mirë që e kisha gjatë qeverisjes me Pejën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori