LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo mohon se në fotografitë e rrjedhura shfaqet Giulia Wagon (Foto)

Alfa Romeo mohon se në fotografitë e rrjedhura shfaqet Giulia Wagon (Foto)

Pas postimit në internet të disa fotografive, ku pretendohet se shfaqet pjesa e pasme e modelit të ri nga Alfa Romeo, ka reaguar kompania duke mohuar gjithçka.

Prodhuesi italian ka bërë të ditur se nuk ka të bëjë me imazhet e rrjedhura, ndërsa në to nuk tregohet makina Giulia Wagon, transmeton Telegrafi.


Nuk dihet se kush i ka publikuar këto pamje, të cilat u komentuan se kanë dalë pa dashje nga kompania.

“Distancohemi nga kjo makinë që nuk i përket Alfa Romeos. Nuk dimë as çfarë modeli është, apo kush e ka dizajnuar”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Në anën tjetër, entuziastët e këtij prodhuesi e konsideruan si shumë pozitiv pjesën e zgjeruar të hapësirës së pasme, që do të zinte shumë bagazh. /Telegrafi/