LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo Giulia dhe Mercedes-AMG A45, matin forcat në terren të lagur (Video)

Alfa Romeo Giulia dhe Mercedes-AMG A45, matin forcat në terren të lagur (Video)

Super-makina italiane Giulia Quadrifoglio dhe ajo gjermane AMG A45, janë bërë bashkë në një pistë të pazakontë garash, për të matur forcat e tyre.

Megjithëse janë vetura të fuqishme dhe me kapacitete të mëdha, nuk janë të destinuara për terrene të vështira dhe asfalti i lagur, iu shkakton mjaft problem, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, në garën ku pritej që Alfa Romeo me 503 kuajfuqi që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9-sekonda, të del para Mercedesit ndodhi e kundërta.

Duke marrë parasyshë faktin se në AMG A45 janë bërë disa intervenime për t’ia rritur kuajfuqitë dhe shtuar në gjithsejtë 450 njësi, rezultati ka qenë i pa pritshëm.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon ngjarjen dramatike që u zhvillua në kushte të papërshtatshme. /Telegrafi/