LAJMI I FUNDIT:

Aleksandar Obradoviq nga Serbia, drejtori i ri i ELEM-it?

Aleksandar Obradoviq nga Serbia, drejtori i ri i ELEM-it?

Aleksandar Obradoviq nga Serbia do të jetë drejtori i ri i kompanisë shtetërore për energjetikë, ELEM, mëson Alsat M. Vendimi ende nuk është zyrtarizuar në seancën qeveritare. Nga Qeveria as nuk konfirmojnë, por as nuk demantojnë, por vetëm thonë se është herët të merret vendimi për pasardhësin e Hristijan Mickovskit.

Por, MPB tashmë ka marrë vendim që t’i sigurojë Obradoviqit shtetësinë e Maqedonisë, dhe tani vetëm pritet vendimi i qeverisë.

Por, kush është Aleksandar Obradoviq? Ai në periudhën 2012-2016 ishte drejtor i Elektroekonomisë së Serbisë “Elektroprivreda Srbije”. Është shkarkuar nga posti pas një varg aferash që ndjekin punën e tij në këtë kompani.

Si mëkat më i madh i përshkruhet blerja e dy makinave luksoze “Audi” me çka nuk i ka respektuar masat për kursim të qeverisë Serbe. Pas këtij skandali, kryeministri i atëhershëm Aleksandar Vuçiç vendos ta ndërrojë nga posti udhëheqës në Elektroekonomisë së Serbisë.

Mediat serbe shkruajnë se gjatë ushtrimit të postit të drejtorit, nga Obradoviqi në kompaninë shtetërore paratë në vend se në zhvillim dhe investime, janë shpenzuar për rritjen e pagave.

Në mesin e aferave tjera të pranishme në mediat serbe, janë se u ka ndarë tender kompanive në të cilat ka punuar paraprakisht, ka shpenzuar mjete në mënyrë joekonomike, në kompani ka angazhuar yje televizive etj. Obradoviq është anëtarë i dalluar i partisë Përparimtare Serbe të shefit të shtetit, Aleksandar Vuçiç.

Ndryshe, ELEM është kompania më e madhe shtetërore në Maqedoni, të ardhurat vjetore të së cilës tejkalojnë 250 milion euro. Në të punojnë rreth 4500 persona, ndërsa merr pjesë me 98% të prodhimit vendor të rrymës në Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori