LAJMI I FUNDIT:

Aleanca Kosovare e Bizneseve hap përfaqësinë në Austri

Aleanca Kosovare e Bizneseve hap përfaqësinë në Austri

Aleanca Kosovare e Biznesit në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovare 2016 dhe Darkës së Bereqetit të Kosovës që po organizohet në Linz të Austrisë, hapi edhe zyret e veta në këtë pjesë të Austrisë së Epërme dhe ka emëruar koordinator të përgjithshëm, Naser Sherifin.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së tha se kjo zyrë po hapet me qëllim që të jetë afër investitorëve dhe diasporës si nga Austria, njëkohësisht do të jetë urëlidhëse në mes bizneseve Koosvare dhe Austriake si mundësi e re e komunikimit.


Naser Sherifi tha se “do të punoj me përkushtim për AKB dhe Kosovën që të rrisim imazhin sa më shumë për vendin tim dhe bizneset tona”.

Në ceremoninë e emrimit të koordinatorit ishin të pranishëm përfaqësues të bizneseve, institucioneve nga Kosova dhe Austria dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës në Vjenë./Telegrafi/