LAJMI I FUNDIT:

Albred Çaj më i miri në Kosovë, fiton çmimin “Best Buy” për vitin 2017-2018

Albred Çaj më i miri në Kosovë, fiton çmimin “Best Buy” për vitin 2017-2018

Albi Commerce, vazhdon të jetë caku i zhvillimit te produkteve te reja duke u vlerësuar si vendi ku cilësia dhe kualiteti, bashkë qëndrojnë në top.

Për vitin 2017/18 çaji Albred, që përfaqësohet nga Albi Commerce në Kosovë ka fituar çmimin Best Buy Award, kategori kjo në të cilën Albred Çaj ka fituar më së shumti vota nga klientët për kualitet.


Pyetjet në hulumtimin e Best Buy Award kanë qenë të hapura, pjesëmarrësve nuk i është ofruar zgjedhje e përgjigjes.

Ata kanë qenë të lirë të përgjigjen me emra të prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve, të cilët, sipas eksperiencës së tyre, ofrojnë raportin më të mirë, çmim-kualitet në treg.

Hulumtim Best Buy Award në Kosovë është organizuar nga organizata zvicerriane ICERTIAS – International Certification Association GmbH, duke përdorur si mostra 1,200 qytetarë të Kosovës, përdorues interneti nga mosha mbi 15 vjeç.

Best Buy Award është një projekt nga International Certification Association GmbH (ICERTIAS), me seli në Cyrih, Zvicer.

Misioni i kërkimeve nga Best Buy Award është të fitohen njohuri mbi përvojat e përdoruesve dhe përceptimit të produkteve dhe shërbimeve që klientët çmojnë dhe që ofrojnë raportin më të mirë të çmimit dhe cilësisë (i ashtuquajtur Best Buy).

Është me rëndësi të theksohet që hulumtimi Best Buy Award nuk bën matjen e kapitalit të kompanisë ose pjesëmarrjen në treg. Eksperienca, opinionet, kënaqësitë dhe perceptimet e konsumatorëve janë përdorur ekskluzivisht për matjen e çmimit në raport me blerje, kur është fjala për produkte dhe shërbime në treg, duke u bazuar në eksperienca personale.

Albred në vitin 2010 ka lëshuar në treg paketime mikse të çajrave të bimëve me rreth 12 shije, duke ju mundësuar konsumatorëve blerjen e një paketimi me disa shije brenda tyre.
Me pasurimin e vet marka Albred vazhdon të plotësojë nevojat dhe kërkesat e tregut, padyshim duke u bërë lider në kategorinë e çajrave në Kosovës.

Çajrat Albred vazhdojnë të jenë vlerë e familjes tuaj!
Në mënyrë që komunikimi me konsumatorët të jetë sa më i afërt dhe efikas, Albred gjithnjë është i pranishëm në panairet ushqimore që organizohen në nivel të vendit.

Në menyrë të veçantë duhet theksuar se Albred ishte pionier në ofrimin e produkteve ndihmëse promocionale (çajnikëve, filxhanëve, kutive për ruajtjen e qeskave të çajit) për HORECA (holete, restaurante, kafiteri) në mënyrë që çaji Albred të ruhet dhe servohet në mënyrën më profesionale të mundshme.

Artikull i sponzorizuar