LAJMI I FUNDIT:

Alarmante: Në QKUK dyfishohet numri i të dianostikuarve me kancer

Alarmante: Në QKUK dyfishohet numri i të dianostikuarve me kancer

Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit tremujor të punës, ka pasur 378 raste të reja të diagnostikuara me kancer, që i bie 100% raste më shumë, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas zyrës për Informim të QKUK-së,  shkas i dyfshihimit të numrit të diagnostikimit të rasteve mund të konsiderohet vetëdijesimi apo raportimi i rasteve.


Raporti tremujor tregon se në këtë klinikë brenda dite trajtohen 120 deri 210 pacientë, kurse nuk ka pasur asnjë pacientë të udhëzuar për trajtim jashtë vendi, përderisa janë ofruar rreth 40. 000 shërbime mjekësore dhe 7 000 kontrolle mjekësore. Ka pasur rreth 6500 aplikime të mjekimit venoz ditor dhe rreth 5 500 kimioterapi të aplikuara, njofton zyra për medie dhe marrëdhënie me publikun QKUK, transmeton Telegrafi.

“Në vitin 2017, Klinika e Onkologjisë, ka funksionuar me kapacitet të plotë, duke pasur në funksion të gjithë aparaturën dhe me një shfrytëzueshmëri të shtretërve 100-200 % (një shtrat është shfrytëzuar nga 1 deri 2 pacientë në ditë), duke ofruar shërbime të kimioterapisë venoze, intrapleurale dhe intratekale, radioterapisë, transfuzionit, mjekimit ditor suportiv dhe mjekimit paliativ ditor”, thuhet në njoftim.

“Shërbim shumë me rëndësi i ofruar nga kjo klinikë është edhe torakocenteza dhe paracenteza (heqja e ujit nga mushkëritë dhe barku). Kjo klinikë gjatë kësaj periudhe ka ofruar shërbime për të gjithë pacientët e Kosovës, përfshirë minoritetet dhe për pacientët jashtë Kosovës siç janë: Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, pacientëve nga këto regjione ju janë ofruar të gjitha shërbimet (kimioterapi, radioterapi, transfuzion, mjekim ditor suportiv dhe mjekim paliativ ditor)”, njofton QKUK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori