LAJMI I FUNDIT:

Alarm: Koha kur patjetër duhet t’i nxirrni dhëmballët dhe kur nuk bën t’i prekni

Alarm: Koha kur patjetër duhet t’i nxirrni dhëmballët dhe kur nuk bën t’i prekni
-->

Nëse vendosni për t’i nxjerrë dhëmballët, doktorët këshillojnë që në operacion të shkoni deri në moshën 25-vjeçare, sepse ajo është periudha kur palca eshtërore përfundimisht formohet dhe më vonë është e vështirë të nxirret dhëmbi

Dhëmballët janë ata të cilët dalin në skajin e gojës midis moshës 12 dhe 25 vjeç. Nëse dalin dhe vendosen normalisht në radhën e dhëmbëve, mund të jenë shumë të dobishëm dhe nëse rregullisht i lajmë mund të qëndrojnë tërë jetën, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pasi që është fjala për dhëmbët, të cilët të fundit dalin, shumë shpesh nuk ka vend të mjaftueshëm në nofulla për ta, andaj shfaqen në gojë vetëm deri në gjysmë, apo fare nuk shihen.

Ata vështirë pastrohen dhe prishen shpejt për shkak të qasjes së vështirë. Kryesisht është e pamundur të përmirësohen sepse janë të paqasshëm.

Dhëmballët nuk nxirren:

– Nëse janë të shëndetshëm, nuk kanë karies dhe inflamacion mishi i dhëmbëve përreth tyre

– Nëse kanë dalë tërësisht

– Nëse gjenden në mënyrë të rregullt dhe nuk pengojnë funksionimin normal të dhëmbëve të tjerë

Dhëmballët nxirren:

– Dhëmbët janë tërësisht të shtrembër nën sipërfaqe dhe nuk mund të dalin. Në këtë rast, ata mund të shkaktojnë krijimin e fshikëzës, e cila mund të shkatërrojë rrënjën e dhëmbëve afër tyre

– Dhëmbët nuk kanë dalë tërësisht. Vështirësitë e shfaqura për shkak të johigjienës dhe akumulimit të baktereve mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme të gavrës së gojës

– Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për dhëmbin, dalja e dhëmballës rrezikon të dëmtojë dhëmbët afër tij

– Nëse ndieni dhembje në zonën e dhëmballëve

– Krijimi i indeve të buta në afërsi të drejtpërdrejtë mund të jetë pasojë e dhëmballëve të infektuar

– Për shkak të formimit të tumorit dhe inflamacionit të mishit të dhëmbëve.

Nuk do të gaboni edhe nëse i lini dhe rregullisht shkoni te stomatologu, i cili nëpërmjet rëntgenit mund të ndjekë situatën dhe të shohë se ç’po ndodhë me ta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori