0Shares

Kompania Al Trade u themelua në vitin 1999, nga vëllezërit e familjes Gashani nga Drenasi. 

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë, e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë.

Më vonë zgjeroi edhe fushë veprimtarinë e saj, ku në vitin 2012 bashkë-themelohet kompania tjetër Al Trade Center, duke u orientuar edhe në tregtinë e fushën e ndërtimit dhe shitjes e banesave, me projekte tejet të suksesshme si Kompleksi “Linda 1” dhe “Linda 2” krahas kësaj edhe me patundshmëri.

Sot suksesit 18-vjeçar i shtohet edhe një kompleks luksoz banesor, i cili do t’iu dorëzohet edhe banorëve të parë përmes një ceremonie solemne në qytetin e Fushë Kosovës, me fillim në ora 20:00 në kompleksin “Linda 3”.

Ky i fundit është i ndërtuar me cilësi të ndërtimit të lartë, apartamente të organizuara sipas standardeve ndërkombëtare, projekt i kompletuar duke përfshirë hapësira gjelbëruese.

Kompleksi Linda 3 ka një menaxhim efikas të përhershëm, një rëndësi e veçantë i është kushtuar mirëmbajtjes dhe shërbimeve për banorët e saj. Kompleksi Linda 3, për komoditetin e banorëve ka një supermarket me artikuj të ndryshëm, po ashtu shumë afër saj një kopsht për fëmijë, mirëmbajtje të kompleksit dhe të ashensorëve dhe furnizim me ujë 24h. Me qasje tepër te lehte dhe shume afër rrugës magjistrale Prishtine – Fushë Kosovë. Kompleksi është i pajisur me leje të rregullt urbanistike dhe ndërtimore nga Komuna e Fushë-Kosovë.

Por, ky nuk do të jetë edhe projekti i fundit i Al Trade Center pasi që kompania është duke vazhduar punimet e projekteve të tjera në Fushë-Kosovë si dhe projektit më të veçantë “Linda Premium Residence” në Prishtinë. Ky kompleks do të jetë një formë e paparë deri më tani, i kompletuar dhe i dedikuar për një jetë të organizuar shumë mirë.

Kompania i uron jetë të gjatë dhe të lumtur të gjithë banorëve, të cilët sot do të vendosen në super kompleksin. Krahas kësaj falënderon edhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

Ju mirëpresim të festojmë së bashku në ora 20:00 në Fushë-Kosovë.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)