LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për ryshfet rizgjidhet asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UP

I akuzuari për ryshfet rizgjidhet asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UP

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka votuar sot për rizgjedhjen asistent në Fakultetin e Mjekësisë Esat Belajn, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për keqpërdorim zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Belaj është rizgjedhur asistent në Fakultetin e Mjekësisë me shumicë votash nga senati, raporton Zëri.info.

Belaj është një nga të akuzuarit për vepër penale të ushtrimit të ndikimit, marrjes së ryshfetit dhe dhënies së ryshfetit në UP. Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prishtinë në mesin e 13 personave e akuzon Belajn për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës.

Sipas aktakuzës, Belaj dhe të tjerët u akuzuan për vepra që u kryen përgjatë viteve 2009 dhe 2012 dhe kishin të bënin kryesisht për regjistrime të jashtëligjshme në Universitetin e Prishtinës dhe kalimin e provimeve kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë. Gjykimi për ryshfet i këtyre 11 personave po vazhdon. Në seancën e fundit kundër këtij grupi të studentëve të mjekësisë dhe ekonomisë që tani po rizgjidhen asistent është vjetruar vepra penale ushtrim i ndikimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori