LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet administratën e Apelit, për mosrespektim të orarit (Video)

Akuzohet administratën e Apelit, për mosrespektim të orarit (Video)

Përmbaruesi Valon Kastrati nuk kishte arritur ta dorëzonte një lëndë në Gjykatën e Apelit sepse, siç thotë, nuk ishte askush nga stafi i administratës për ta pranuar 20 minuta para përfundimit të orarit zyrtar. Prandaj, është kthyer nga Prishtina në Gjilan pa kryer punë.

“Në 15:40 kam arritur, ata s’ kanë qenë në punë të veta. Më së largu në 15:45 kam komunikuar me sigurimin brenda në Gjykatën e Apelit. Kam kërkuar të takohem me ndokënd në administratë pasi që kam pasur të dorëzoj një lëndë me ankesë. 3 sekonda punë kam pasur”, tha Kastrati për KALLXO.com.


Ndonëse stafi administrativ parashihet që të punojë deri në orën 16:00, Kastrati tha se 20 minuta para se të përfundojë orari i rregullt, askush nga ky staf nuk ka qenë në zyra.

“Nuk ka qenë askush në vend të punës. Sigurimi ka hy derë më derë për 5 minuta që së paku një asistent administrativ me e gjet, vetëm sa me ma pranu lëndën pasi që nuk ka dashtë me më kthy pasi që kam ardhë prej Gjilanit”, shtoi Kastrati.

Lidhur me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar me zëvendëskryetarin e Gjykatës së Apelit, Hashim Qollakun, i cili tha se Gjykata ka qenë e hapur për palë deri në orën 16:00 edhe në ditën e sotme.

“Gjykata ka qenë hapur deri në orën 16:00, jo i sigurt, por jam më se i sigurt për këtë. Ne nuk e refuzojmë asnjë palë deri në orën 16:00. Le të vjen ai nesër tek unë”, tha Qollaku.

Në shkurt të këtij viti, në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, para se Gjykata Kushtetuese të kthente në zero procesin e përzgjedhjes së tij si kryetar i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala kishte thënë se një nga tri prioritetet e tij kryesore do të jetë disiplina.

“Për një kohë të gjatë nuk ka pasë disiplinë. Ardhja dhe dalja nga Pallati kanë qenë të pakontrolluara. Tani ka përfundu ajo procedurë, tash të gjithë vijnë në ora 8:00 siç e parasheh ligji dhe mbaron orari i punës në orën 16:00”, kishte thënë Shala për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Gjatë ditës së sotme, Hasan Shala është emëruar përsëri kryetar i Gjykatës së Apelit për një mandat 4 vjeçar.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori