0Shares

Një çift së bashku me dy fëmijët e tyre, ditë më parë kanë braktisur fenë ortodokse dhe janë konvertuar në fenë islame.

Menjëherë pas këtij veprimi të tyre, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Sipas medieve serbe, komentuesit në rrjetet sociale e kanë akuzuar këtë familje se duke ndërruar fenë, por edhe emrat, ata kanë “mohuar” edhe prejardhjen e tyre.

Por akuzat nuk kanë përfunduar me kaq.

Ata janë akuzuar se konvertimin e kanë bërë për interes, duke thënë se janë konvertuar “për një darkë”.

Familja ortodokse serbe nga Beogradi pranon fenë islame (Foto) Familja ortodokse serbe nga Beogradi pranon fenë islame (Foto)

Ditë më parë është thënë se çifti bashkëshortor Novakoviq nga Beogradi, bashkë me dy fëmijët e tyre, kanë braktisur fenë ortodokse dhe janë konvertuar në fenë islame.

Një gjë të tillë ata e kishin bërë të premten në Xhaminë e Novi Pazarit, para imamit dhe xhematit të shumtë.

Pas pranimit të islamit çifti bashkëshortor ka marrë emrat mysliman Ismail dhe Edina, kurse djemtë janë pagëzuar me emrat Esad dhe Hamza. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)