LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e madhe, Drita Krasniqi: Ku jeni profesorë, që e lini që tetë ditë studentin këmbëzbathur para Teatrit Kombëtar (Video)

Aktorja e madhe, Drita Krasniqi: Ku jeni profesorë, që e lini që tetë ditë studentin këmbëzbathur para Teatrit Kombëtar (Video)

Ndaj grevës së regjisorit Sokol Plakolli, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka reaguar edhe aktorja e madhe shqiptare, Drita Krasniqi.

Në një postim të saj, ajo shpreh mllefin ndaj profesorëve të Plakollit që thotë se duhet të sillen si prindër ndaj studentëve.


“Mos shkelni mbi veprat tuaja… Nuk arsyetohet heshtja juaj”, ka shkruar Krasniqi në profilin e saj në Facebook.

Postimin e saj mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“APEL!!! Ku jeni ju profesore qe t reagoni …ta vizitoni dhe t bisedoni me ish studentin e juaj tani kolege i juaj. Ju aktor regjisor qe jeni edukator per gjenerata t reja qe jane ardhmeria e Kosoves…Ju jeni ata ose do t duhej t ishit ata qe e gatuat Per kete profesion ish sudentin e juaj Sokol Plakolli…ta lini qe plot 8 dite .pa thene asnje fjale ..t kaloni pran tij pa ju prekur gjendja e shendetit t tij n keto temperatura polare..Ju e krijuat. me dijen dhe mesimet per profesion dhe per jeten Ju heshtni.Pse?!..Profesori mbetet tane jeten prind i studentve t vet..Ju jeni ende duke ligjeruar n Fakultetin e arteve …ju keni autoritet punoni n nje institucion shtetror…Nuk e pat t aresyesheme n asnje moment qe ta vizitoni studentin tash kolegun tuaj regjisorin..aktorin. grevistin i cili para teatrit ec kembezbathur n keto temperatura t pa perballueshme….n shenje proteste kunder malverzimive qe ndodhin vite me rradhe .n keto institucione…Injorimi i nje t riu grevist n keto momente eshte shenje e keqe dhe e turpshme per kohen n t cilen jetojme….Paramendoni vetem n nje moment sikur t ishte femiu i juaj n ate vend …Nuk do ti afroheni qe t bisedoni me te..???!!! .Ky eshte momenti qe t tregoni botes se sa jeni t denje qe ta ushtroni kete profesion t shenjt t pedagogut dhe edukatorit n kete vend kur gjate studimeve kalojne neper duar dhe katedrat e juaja shum t rinje ..Ardhmeria e kesaj Kosove t shenjt…Mos shkelni mbi veprat tuaja ..Nuk eshte e drejt ..nuk arsyetohet qendrimi i juaj n heshtje n asnje menyre..APELOJ n Ndergjegjen e juaj dhe instancave m t larta kulturore n t vendit tone qe t reagoni eshte momenti i fundit per ta shpetuar shendetin jeten e nje krijuesi SOKOL PLAKOLLIT…8janar2017…..” (sic.), ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, Plakolli tash e tetë ditë po qëndron në grevë para TKK-së. Ai hyri në grevë në shenjë pakënaqësie ndaj menaxhmentit të këtij institucioni kulturor.

Plakolli ka disa kërkesa, por kryesorja mbetet shkarkimi i Këshillit Drejtues të këtij teatri që ai e quan të korruptuar e jolegjitim. /Telegrafi/