LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë shtesë në rastin ‘Toka’

Aktakuzë shtesë në rastin ‘Toka’
-->

Një prokuror i EULEX-it në PSRK ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër një të pandehuri për veprën penale të pastrimit të parave.

Sipas një njoftimi, kjo aktakuzë ndërlidhet me aktakuzën që ishte ngritur më 3 mars 2016 kundër 23 të pandehurve të tjerë e që kishte të bëjë me 36.45 hektarë tokë shoqërore të përvetësuar përmes një vendimi gjyqësor të paligjshëm.

“Pas kryerjes së veprave predikate, ishin ndërmarrë aktivitete të pastrimit të parave përmes shitjeve mashtruese të parcelave të tokës me qëllim të fshehjes së prejardhjes kriminale të atyre parcelave. PSRK-ja ka kërkuar që këto dy aktakuza të bashkohen”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit. /Telegrafi/