LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për marrje të ryshfetit në Prizren, kundër katër policëve

Aktakuzë për marrje të ryshfetit në Prizren, kundër katër policëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë të trafikut regjional në Prizren, N.A., D.B., M.S dhe B.B., për veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

“Sipas aktakuzës, në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme, prej datës 15.08.2016 e deri më datë 10.11.2016, të akuzuarit në bashkëveprim mes vete, në cilësinë e personave zyrtarë – policë të trafikut rrugor regjional në Prizren, në mënyrë të drejtëpërdrejtë kanë kërkuar dhe kanë marrë për vete ryshfet në të holla, duke vepruar në kudërshtim me autorizimet zyrtare.


Gjithashtu, të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime në kundërshtim me Ligjin e komunikacionit rrugor, në atë mënyrë që gjatë patrollimit në mirëvajtjen e komunikacionit, me automjete zyrtare të policisë, të pandehurit N.A., D.B., M.S dhe B.B., në vazhdimësi kanë kërkuar dhe kanë marrë të hodha, në shuma dhe kohë të ndryshme.

Të pandehurit me këto veprime kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së” (sic.), thuhet në njoftim të Prokurorisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori