LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për krime lufte kundër një serbi nga Mitrovica

Aktakuzë për krime lufte kundër një serbi nga Mitrovica

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas aktakuzës i pandehuri gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, më 17.04.1999, rreth orës 13:00, në rrugën “Rruga e Kosovës” – tani “Bajram  Miftari”, në afërsi të varrezave në Vushtrri, në bashkëkryerje me NN personat, në cilësinë e rezervistit të policisë, të veshur me uniforma të policisë serbe dhe të armatosur kanë vepruar në kundërshtim me normat e se drejtës ndërkombëtarë nё fuqi gjatë luftës në Kosovë.


“Pasi ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit S.M., rrёmbyshёm kanë hapur derën e korridorit dhe aty e kanë takuar të dëmtuarin e lartcekur, ku i pandehuri Z.V. fillimisht i ka vendosur tytën e armës se tij kallashnikov në gjoks duke i thënë ‘i ke dy minuta kohë ta lëshosh shtëpinë’, me pas e ka plaçkitur të njëjtin duke e detyruar t’i zbraze xhepat dhe t’i jap kuletën më të holla në të cilën i kishte 350 DM dhe 470 Dinar me gjithë dokumentacionin, e pastaj i dëmtuari ishte detyruar që menjëherë ta vesh nënën e sëmur e të palëvizshme dhe ta qes jashtë shtëpisë në oborr, e nga aty me veturën e tij ta largojë familjen duke e dërguar në shtëpinë e T.F. afër varrezave të qytetit të Vushtrrisë, ndërsa pas pak kohë kur i dëmtuari kthehet ai shef se shtëpia e tij kishte marrë zjarr”, thuhet në njoftim.

Me këtë i pandehuri në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime Lufte kundër popullatës civile, në kundërshtim me Nenin 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (KPRSFJ) paralel me Nenin 3 (1a) i përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës, po ashtu e përfshirë me nenin 152 (1) dhe (2.1) dhe nenin 153 (2) lidhur me nenin 31 tё Kodit Penal tё Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, i pandehuri më 18.04.1999,rreth orës 15:00, në rrugën ‘Rruga e Sitnicës – tani ‘Enver Musa’, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, në bashkëkryerje me NN personat, në cilësinë e rezervistit të policisë serbe, të veshur me uniforma të policisë serbe dhe të armatosur kanë vepruar në kundërshtim me normat e se drejtës ndërkombëtarë në fuqi gjatë konfliktit në Kosovë, duke shkelur Nenin 3 (1a) të përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës të 12 gushtit të vitit 1949, po ashtu  edhe protokollin shtesë (protokolli II) të kësaj Konvente të vitit 1977, neni 4, pikat 1 dhe 2, kanë vrarë djaloshin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13 vjeçare – B.M. me armë automatike, në atë mënyrë që:  tani viktima-B.M. së bashku me djalin e axhës se tij F.M. kishin marrë biçikletën e fqiut S.B. dhe kishin dal në lagjen afër varrezave të qytetit të Vushtrrisë, duke lëvizur në drejtim të varrezave të qytetit. Me të arritur tek rruga ‘Bajram Miftari’ kishin dëgjuar disa krisma armësh dhe nga frika ndërrojnë rrugën dhe nisën në drejtim të rrugës ‘Enver Musa’, e pikërisht në rrugën kryesore në drejtim të varrezave të qytetit i shohin tre policë të uniformuar dhe tё armatosur, e në momentin kur dy fëmijët e lartcekur fillojnë të kthehen me biçikletë për të ikur, njëri nga policët e uniformuar – tani i pandehuri Z.V., pa paralajmërim, nga largësia prej 30 metrash, gjuan me armë zjarri në drejtim të fëmijëve duke e qëlluar në gjoks fëmijën B.M. i cili vdes menjëherë, ndërsa fëmija tjetër F.M. arrin me fat tu shpëtojë të shtënave me armë, duke u fshehur afër murit të një dyqani i cili ndodhej aty afër”, bëhet e ditur në njoftim.

Me këtë i pandehuri në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime Lufte kundër popullatës civile.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me një prokuror të misionit EULEX, të cilët i kanë propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori