LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj pesë personave që sulmuan me molotov Konsullatën Turke në Prizren

Aktakuzë ndaj pesë personave që sulmuan me molotov Konsullatën Turke në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pesë (5) të pandehurve I.S., Eg.S., B.S.,Ed.S. dhe B.B., që të gjithë nga Prizreni, për shkak se si bashkëkryerës kanë kryer veprat penale Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare nga neni 173 paragrafi 3 i KP-së, lidhur me nenin 31 të KP-së, dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Sulmohet me lëndë djegëse Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren
Lexo po ashtu Sulmohet me lëndë djegëse Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren

“Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen se, më datë 28 nëntor 2016, në cilësi të bashkëkryerësve kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij.


Po ashtu, të pandehurit në cilësi të bashkëkryerësve kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë, pasi që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe me kubëza betoni në drejtim të Konsullatës Turke, me ç’ rast është shkaktuar zjarri në ndërtesë, dhe ka pasur gjasë të madhe të rrezikojnë lirinë e Konsullit dhe personave të tjerë në atë Konsullatë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare nga neni 173 paragrafi 3 i KP-së, lidhur me nenin 31 të KP-së, dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së./Telegrafi/