LAJMI I FUNDIT:

“Aktakuzat e Speciales, fundi i koalicionit PDK-LDK”

“Aktakuzat e Speciales, fundi i koalicionit PDK-LDK”

Drejtori i Fondacionit ‘Rockefeller Brothers’ për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi ka analizuar veprimet që mund të ndërmerren nga Gjykata Speciale dhe efektet e saj në jetën politike në Kosovë për vitin 2017.

I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ai ka folur për parashikimet e tij për të ardhmen e koalicionit qeveritar në mes të PDK-së dhe LDK-së.

“Unë mendoj që [koalicionin] do ta rrëzojë PDK-ja për shkak se ka me e matë mirë situatën që ka me u kriju për shkak të konfliktit të brendshëm brenda PDK-së; dhe e dyta, efekti që do të krijojë arrestimi nga ana e Gjykatës Speciale. Një vakuum që mendoj se do të krijohet me automatizëm qoftë nga veprimi direkt i Gjykatës Speciale apo efektet anësore të saj do ta detyrojnë lidershipin e PDK-së që të bëjë manovrim për ta rikonsoliduar fuqinë e vet”, ka thënë më tej Abazi.

Abazi ka shprehur edhe qëndrimet e tij rreth zhvillimeve të deritanishme dhe veprimeve që mund t’i ndërmarrë Gjykata Speciale në këtë vit.

Ai ka thënë se Gjykata tashmë ka kryer të gjitha fazat e kornizës ligjore dhe nuk ka më arsye të ketë vonesa për veprime konkrete apo aktakuza.

“Do të jetë e vështirë për një institucion i cili e ka kry fazën e kornizës ligjore, miratimeve të duhura që të vazhdojë të mbajë peng një proces i cili realisht është dizajnuar për t’i adresuar çështjet të cilat po e mbajnë Kosovën peng sepse nuk mund të paragjykojmë vendimin e fundit të Gjykatës Speciale por si proces është duke e mbajtur peng”, tha Abazi.

Në këtë intervistë e cila do të transmetohet sonte në RTK në orën 20:15, Haki Abazi analizoi edhe zhvillime të tjera në vend gjatë vitit 2016 duke përfshirë ngjarjet në veri të Mitrovicës, korrupsionin, rezultatet e testit PISA. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori