LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Një aksident i rëndë tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, ndërsa dy shqiptarë kanë mbetur viktima të tij dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën “16” në aksin rrugor Severo-Termoli pranë fshatit San Paolo di Civitate, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”.

Sipas mediave vendase, përcjellin mediat shqiptare, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë, ndërsa kanë humbur jetën shqiptarët Shkëlzen Ndreu 28 vjeç dhe Blerim Beci 31 vjeç.

Shqiptarët kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë mes dy mjeteve, ndërsa tre të plagosurit e tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.