LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur në aksidentin afër Kaçanikut (Foto)

Tre të vdekur në aksidentin afër Kaçanikut (Foto)

(E plotësuar) Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në Gërlicë të Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup, përkatësisht në fshatin Gërlicë të Kaçanikut, ku janë ndeshur një kamion dhe një veturë.


“Tre persona janë të vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë”, ka thënë Gashi, për Express.

Zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme.

Aty  është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë.

———————————————————————————-

Aksident i rëndë në afërsi të Kaçanikut, dyshohet për të vdekur (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të Kaçanikut, më saktësisht në fshatin Gërlicë, ku janë ndeshur një kamion dhe një veturë.

Së paku tre persona kanë mbetur të ngujuar brenda një veture, ndërsa shoferi i kamionit është nxjerrë pa shumë probleme nga zjarrfikësit, njofton Klan Kosova.

Nuk dihet saktësisht për gjendjen e të aksidentuarve, por nga pamjet e siguruar dyshihet se së paku njëri nga ta ka qenë pa shenja jete.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori