LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prishtinë, lëndohet një grua

Aksident në Prishtinë, lëndohet një grua

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 23:40. Aksidenti ka ndodhur fare pranë Stacionit të Autobusëve në kryeqytet, në rrugën që çon për tek rrethrrotullimi.

Në këtë aksident është lënduar një grua. Policia ende nuk ka lëshuar një njoftim për media, por sipas dëshmitarëve okularë e aksidentuara kishte lëndime jo të lehta për çka është dërguar në QKUK.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po bën matjet e nevojshme për të mësuar shkaqet e aksidentit. /Klan Kosova/