LAJMI I FUNDIT:

Aksident fatal në Gjirokastër, humbin jetën dy të rinj

Aksident fatal në Gjirokastër, humbin jetën dy të rinj

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm më aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Burime nga policia bëjnë me dije se makina tip “Ford”, me targa AA 928 MD, ka humbur kontrollin, e për pasojë përfundoi në kanal, pranë fshatit Grapsh.


Nga ky aksident ka humbur jetën drejtuesi i makinës, shtetasi A. N., 30 vjeç dhe pasagjeri që ndodhej në sendilje e parë, shtetasi G.Sh. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi L.M.. i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janë nga fshati Plesat. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policisë për të për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.