LAJMI I FUNDIT:

Akrepi, një muaj plot surpriza, të këndshme dhe të pakëndshme

Akrepi, një muaj plot surpriza, të këndshme dhe të pakëndshme

Muaji që po afron është muaji juaj dhe mesa duket fsheh disa surpriza të pakëndshme për të gjithë akrepat. Jo, jo mos u shqetësoni! Shumica e problemeve nuk janë për ju, por për ata që ju rrethojnë.

Megjithatë do të keni mundësinë për t’u futur në një rreth zhvillimi, duke lënë pas të gjitha ato që u vërtetuan të paduhura për ju deri tani.


Në këtë gjendje, të paktën do të luajnë rol dy faza hënore (Hëna e re 30/10 dhe Hëna e plotë 14/11). Edhe pse e dyta ju favorizon më shumë se e para, të paktën në disa tensione që mund të krijohen.

Një pjesë e këtyre tensioneve ka të bëjë me pjesëtarë të familjes. Është në dorën tuaj nëse do të ndërhyni apo jo. Ka shumë mundësi t’ju kërkohet nga palët e përfshira në debat të pozicionoheni, por megjithatë do të gjeni mënyrën për të shmangur këtë lloj presioni.

Atje ku duhet realisht të keni kujdes, janë udhëtimet e ndryshme, të cilat do ju shqetësojnë vetëm sepse gjërat nuk do të realizohen në kohë. Këto pengesa vijnë nga lart, kështu që jini të vëmendshëm dhe qëndroni të informuar.

scorpio-jodie-foster-astrology

Hyrja e Marsit në Ujor, në 9/11 mund të krijojë një atmosferë negative në familjen tuaj. Nga ana juaj kërkohet shumë kujdes dhe vëmendje, për të kuptuar para kohe se ku qëndron problemi dhe për të mos e lënë atë të zhvillohet.

Financat
Deri në datën 2/11 është mirë të shmangni veprime financiare, përveç atyre të shitjes. Por edhe në këto raste sigurohuni mirë që çdo gjë është në rregull, si nga ana e blerësit ashtu edhe nga ana e shitësit.

Dashuria
As ftohtë, as ngrohtë! Në fakt do të kaloni një periudhë mendimesh. Kjo nuk do të thotë patjetër mendime negative. Thjesht do të bëni një bilanc me veten dhe partnerin, për t’i treguar edhe atij se interesoheni vërtet për këtë lidhje.

Nëse jeni vetëm dhe në pritje të një mrekullie, rehatohuni, pasi para datës 12/11 nuk ka për të ndodhur gjë.

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori